×
  • Sport
  • Sport

    Gerrard lajm të keq për Eros Grezdën

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 16:40

    Ekipi Gllasgow Rangers do të zhvillojë fazën përgatitore në Portugali dhe do të nisen ditën e shtunë.


    Shqiptari Eros Grezda nuk do të udhëtojë me ekipin skocez. Ai u largua dhe nga grumbullimi i Shqipërisë për “arsye personale”, ndërsa karriera e tij po shkon keq e më keq.

    Menaxheri i tij, Ives Cakarun, ka pranuar se sulmuesi i krahut nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore.

    “Ai është ende me Rangersin, por për momentin dhe nga fakti që ishte me kombëtaren dhe kishte disa probleme javën e fundit, nuk do të jetë me ekipin në fazën përgatitore”, tha ai.

    Grezda i kushtoi 2 milion euro skocezëve kur e blenë nga Osijeku vitin e kaluar dhe u konsiderua si dështimi më i madh i merkatos.

    Gjakovari duhet të gjejë ekip të ri dhe Rangersi ja ka bërë të qartë agjentit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!