×
  • Sport
  • Sport

    Gerrard nuk ia bën hallall gjestin e turpshëm Grezdës

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 13:04

    Eros Grezda nuk do të luajë më për skuadrën e parë të Rangersit pas gjestit të turpshëm që e kishte bërë në një ndeshje me rezervat e klubit


    Eros Grezda e ka pështyrë një kundërshtarë gjatë një ndeshje të të rinjëve të Rangersit dhe përveç dënimit që ka marrë nga klubi, ai ka marrë edhe një ‘shuplakë’ të fortë nga Gerrard, shkruan Reporteri.net

    Gerrard nuk do ta ftojë kurrë më në skuadrën e parë yllin shqiptar pasi gjesti që ka bërë ai është i pafalshëm.

    “Më duhet të ulem ballë për ballë me të dhe të marrë versionin e lojtarit. Kam një version të dëshmitarëve për atë që ka ndodhur,” ka thënë Gerrard.

    “Do të flasim, por është diçka që nuk më bën aspak të lumtur. Nuk ka vend për të në fushat e futbollit, nëse do të shpallet fajtor,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!