×
  • Sport
  • Sport

    Gjest i mjerë: Thyhen lokalet e klubit i cili mezi po mbijeton në Ligën e Parë të Kosovës

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 16:33

    Lokalet e klubit të njohur, KF Vëllaznimi, janë thyer gjatë mbrëmjes së kaluar nga disa persona ende të panjohur.


    Përmes një video të publikuar sot(e shtunë) në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’, klubi i Vëllaznimit ka njoftuar se janë thyer lokalet e klubit të tyre.

    Sipas tyre kjo ka ndodhur mbrëmë dhe personat ende mbesin të panjohur. “Mbrëmë përsona të panjohur, por gjithsesi jo dashamirë të Vëllaznimit, i kanë thyer lokalet e klubit” – ka shkruar klubi nga Gjakova.

    Ndryshe, Vëllanzimi po kalon një krizë edhe në Ligën e Parë. Nga 8 ndeshje të zhvilluara, gjakovarët kanë grubmulluar vetëm 4 pikë, 4 humbje dhe 4 barazime, teksa ndodhen në pozitën e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!