×
  • Sport
  • Sport

    Gjest për t’u duartrokitur: Barcelona e nderoi në këtë mënyrë Prishtinën

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 12:50

    Prishtina mbrëmë u mposhtë 9-2 nga Barcelona në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve


    Skuadra kosovare humbi thellë pasi përballë kishte kampionen aktuale, Barcelonën, shkruan Reproteri.net

    Por, katalunasit respektuan Prishtinën si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

    Ata kanë hapur dyert e dyqanit të klubit vetëm për skuadrën e Prishtinës.

    Vlen të përmendet se ky dyqan qëndron mbyllur shkaku i pandemisë dhe blerjet po bëhen vetëm online, por Barcelona u tregua bujare duke ia mundësuar lojtarëve dhe stafit të Prishtinës të hynë brenda.

    “Ata e hapën dyqanin e klubit vetëm për neve,” ka shkruar njëri nga lojtarët e Prishtinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!