×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti anglez merr dritën e gjelbër për transferimin e Frenkie de Jong

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 18:58

    Chelseat thuhet se i është dhënë drita e gjelbër për të bërë një lëvizje për Frenkie de Jong në afatin kalimtar të janarit.

    Holandezi ishte i lidhur me një largim nga Barcelona edhe në verë, por ai nuk e dëshiroi largimin dhe mbeti në “Camp Nou”.

    Megjithatë, së fundmi kanë qarkulluar lajmet se Frenkie është i hapur për t’u larguar në janar, pasi nuk po ndjehet i lumtur te Barça dhe nuk po ka minuta të mjaftueshëm.
    Gavi, Pedri dhe Busquets po preferohen në mesfushë nga trajneri Xavi. Dhe, kjo besohet se po e shtyn ish-mesfushorin e Ajaxit për t’u larguar në janar.

    Sipas të përditshmes britanike “Express”, presidenti i Chelseat, Todd Boehly, ka marrë dritën e gjelbër nga kampi i 25-vjeçarit për t’u hedhur në “sulm” në janar, duke tentuar transferimin e tij.

    Kësisoj, “Blutë” tani po vlerësohen favorit për të transferuar reprezentuesin e Holandës, i cili u kërkua me ngulm nga Manchester Unitedi.

    Ndryshe, Frenkie de Jong me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Sipas “Transfermarkt”, ai momentalisht në tregun e transferimeve vlerësohet me 60 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!