×
  • Sport
  • Sport

    Gjithçka mund të ishte, por jo ‘vëllazërore’ – Shikoni ndërhyrjet brutale të vëllait të madh ndaj të voglit

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 17:01

    Kombëtarja e U-21 e Shqipërisë mbrëmë e mposhtir Kombëtaren U-21 të Kosovës me rezultat 2-1, por gjatë 90 minutave në disa raste kishte tensione


    Mbrëmë në Elbasan Arena u zhvillua një ndeshje interesante, ku në fund fitoi Shqipëria me rezultat minimal 2-1, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse konsiderohemi si vëllezër në fushë kishte tensione në disa raste me futbollistët e Shqipërisë që bënin ndërhyrje të ashpra në lojtarët e Kosovës.

    Qysh në fillim të takimit, në minutën e 14-të Enis Cokaj që bëri një ndërhyrje të ashpër në Ismet Lushakun dhe la të kuptohej se në këtë përballje nuk do të ketë mëshirë për vëllain e vogël.

    Në fund të pjesës së parë vjen një tjetër ndërhyrje kësaj radhe shumë më e ashpër se ajo e para, edhe vërehej se ishte krejtësisht e qëllimshme.

    Shaqir Tafa i nervozuar me Lirim Kastratin që nuk e ndali lojën pasi një lojtar i Shqipërisë ishte i shtrirë në fushë vendosi të bënte një ndërhyrje brutale.

    Tafa shkoi qëllimisht për të bërë faull në Kastratin, por mënyra se si u vërsul te ai la të kuptojë se mëshirë për vëllain e vogël nuk ka. Ai më pas u ndëshkua me karton të verdhë.

    Në fund, Shqipëria fitoi 2-1, ndërsa festa në dhomat e zhveshjes ishte shumë e madhe, sikur të kishin mposhtur ndonjë rival të përbetuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!