×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtari nuk e falë | Një minut pas golit, Muriqi ndëshkohet me të kuq

    Reporteri
    18 Janar 2020 | 20:17

    Është shënuar edhe goli i dytë në takimin ndërmjet Gaziantep dhe Fenerbaces, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën turke.

    Golin e dytë dhe të fitores për Fenerbacen e ka shënuar, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili ia dhuroi fitoren skuadrës së tij, shkruan Reporteri.net.

    Takimi u mbyll në 0:2 në të mirë të Fenerbaces.

    Por, vëmendjen e gjithë ndeshjes e mori kartoni i kuq i Vedat Muriqit, ai një minutpas goli që e kishte shënuar, u ndëshkua me karton të kuq.

    Golin e shënoi në minutën e 91’të të takimi, ndërsa kartonin e kuq e mori në minutën e 92’të, karton i kuq ky më të drejtë, pasi sulmuesi kosovar e godit pa top, mbrojtësin e Gaziantep.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!