×
  • Sport
  • Sport

    Gola, rikthime e spektakël: Athletic Bilbao e mposhtë Barcelonën dhe fiton Superkupën e Spanjës

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 23:31

    Athletic Bilbao e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-2 pas vazhdimeve në finalen e Superkupës së Spanjës


    Një finale që prodhoi gjithça, gola, rikthime e shumë spektakël dhe në fund me Bilbaon që fitoi Superkupën e Spanjës, shkruan Reporteri.net

    Barça e nisi mirë ndeshjen duke shënuar me Grieazmnn 40′, por De Marcos barazoi pas vetëm dy minutave rezultatin në 1-1.

    Griezmann përsëri riktheu Barçën në epërsi në minutën e 77-të, por kur të gjithë menduan se katalunasit do të fitojnë kështu nuk mendoi Villalibre që barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 90-të.

    Kështu ndeshja shkoi në vazhdime dhe aty heroi i Bilbaos doli të jetë Inaki ëilliams që realizoi supergol në minutën e 95-të dhe ia siguroi Superkupën e Spanjës skuadrës së tij.

    Në minutën e 120-të Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti josportiv. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!