×
  • Sport
  • Sport

    Gola, rikthime, kartona të kuq e shumë spektakël – Derbi turk i takon Galatasarayt

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 19:14

    Ka përfunduar derbi i zjarrtë turk ndërmjet Fenerbahces dhe Galatasarayt me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-1


    Sot u zhvillua njëri nga derbit më të mëdhenj në Turqi ndërmjet rivalëve të përbetuar, Fenerbahces dhe Galatasarayt, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja filloi mirë për Fenerbahcen me Vedat Muriqin që nxori një penalti në minutën e 21-të, të cilën në gol e shndërroi Kruse.

    Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë Galatasary barazoi me anë të Donk.

    Pjesa e dytë u karakterizua me raste të shumta ku Galata shënoi dy gola, ndërsa kishte edhe shumë kartonë të verdhë si dhe dy të kuq.

    Falcao shënoi në minutën e 79-të nga penaltia, ndërsa golin që vulosi fitoren e Galatasarayt e realizoi Onyekuru në minutën e 97-të.

    Pas kësaj humbje Fenerbhace e Vedat Muriqit zbeh gjasat për titull pasi tani ka 38 pikë dhe është në vendin e gjashtë, ndërsa Galata zë pozitën e dytë me 45 pikë, aq sa ka edhe Trabzonspor, skuadër e cila ka një ndeshje më pak. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!