×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka me rekord të zi në Premier Ligë

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 18:22

    Granit Xhaka del të jetë njëri nga futbollistët më të padiciplinuar në Premier Ligë


    Arsenali është duke luajtur me Newcastle në kuadër të javës së 26-të në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net

    Mesfushori me origjinë nga Prishtina është ndëshkuar me karton të verdhë në këtë takim dhe ka shënuar një rekord të zi.

    Që nga sezoni 2017/18 deri sot, asnjë futbollist nuk ka më shumë karton të verdhë në Premier Ligë se sa Granit Xhaka. Ai është ndëshkuar plotë 27 herë.

    Ndryshe, Xhaka ishte afër largimit nga Arsenali në janar të këtij viti, por Arteta e bindi atë që të qëndronte te londinezët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!