Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka zgjedhur Prishtinën si vendin e parë të preferuar për të kaluar pushimet.
Xhaka iu përgjigj disa pyetjeve të faqes zyrtare të Bundesligës, ku në mesin e pyetjeve ishte edhe vendet e preferuara ku ka kaluar pushimet futbollisti shqiptar.
Ai ka zgjedhur Prishtinën të parën, pastaj ka përmendur Turqinë dhe Meksikon.
31-vjeçari po kalon formë të jashtëzakonshme me Leverkusenin. Është një fitore larg triumfit në Bundesliga, është kualifikuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, ndërsa në Ligën e Evropës fituan ndeshjen e parë çerekfinale 2:0 ndaj West Hamit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.