×
  • Sport
  • Sport

    Grezdën nuk e do legjenda angleze, ylli i Shqipërisë tani kërkohet nga skuadra e legjendës spanjolle

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 17:49

    Eros Grezda mund të shfrytëzojë një rrugëdalje nga ferri i tij i Rangers me dy klube në Katar të interesuar për shqiptarin para se të përfundojë afati i transferimit të tyre javën e ardhshme.


    Lojtarit i është thënë që ai nuk do të luajë përsëri për Rangers nga menaxheri Steven Gerrard pasi Grezda dyshohet se pështyu mbrojtësin e Ballymena, Andrew Burns ndërsa po dilte për Rangers Colts në Kupën Caramel Wafer të Tunnock-ut.

    Grezda që atëherë ka provuar të justifikojë veprimet e tij, duke thënë: “Totalisht dakord që pështyma është e pështirë, por gjithmonë ka dy palë për një histori!”

    Dhe tani ai mund të ketë një rrugë shpëtimi për të provuar dhe për t’i dhënë fund mjerimit të tij me dritaren e transferimit të Katarit që nuk mbyllet deri të hënën në mbrëmje.

    Dy skuadra – Kampionët e Quatari Stars League Al Sadd[trajner i kësaj skuadre është Xavi] dhe Al-Rayyan janë të interesuar për të tunduar Grezdan për të filluar karrierën e tij pas një periudhe katastrofike në Rangers.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!