×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Ne nuk jemi special, doktorët po, rrezikuan jetën e tyre

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 23:10

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me shkenctarët, doktorët dhe infermierët. 


    Ai ka theksuar se ata janë vërtetë specialë dhe jo futbollistët, apo trajnerët.

    “Futbollistët po e presin me padurim që të rikthehen të luajnë, pasi është vetë jeta për ta. Të gjithë janë rikthyer mirë dhe janë të shëndetshëm. Fatmirësisht jemi në formë optimale”, u shpreh Guardiola.

    “Gjatë kësaj periudhe më duhet të them se kam kuptuar diçka të rëndësishme. Ne, trajnerët, futbollistë, nuk jemi specialë. Njerëz specialë janë doktorët, infermierët, shkencëtarët dhe sanitarët. Ata vendosin jetën e tyre në rrezik për ne”, tha Guardiola për sajtin zyrtar të Manchester City.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!