×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola shpallet trajneri i vitit në Angli

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 22:23

    Pep Guardiola është votuar si trajneri i vitit në Angli nga League Managers Association.


    Trajneri spanjoll udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të tretë në Premierligë brenda katër viteve.

    Klubi anglez gjithashtu fitoi edhe Carabao Cup dhe është në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Chelsean të shtunën.

    Pesë menaxherët e tjerë në garë ishin Marcelo Bielsa i Leedsit, Daniel Farke i Norwichit, Emma Hayes e ekipit të Chelseat në konkurrencën e femrave, David Moyes i West Hamit dhe Brendan Rodgers i Leicesterit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!