×
  • Sport
  • Sport

    Guraja e Djokovicit në Pejë e Deçan, e quan Kosovën atdhe të tenistit serb

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 16:30

    Bashkëshortja e Novak Djokovicit, Jelena, ka bërë komente provokuese gjatë një vizite në Pejë dhe Deçan.


    Gruaja e tenistit serb qëndroi gjatë fundjavës në Kosovë, ku e quajti vendin tonë atdhe të tenistit serb Djokovic, shkruan Reporteri.net

    Ajo i vizitoi tri komunat kosovare, Pejën, Decanin dhe Rahovecin së bashku me përfaqësuesit e fondacioneve “Ana dhe Vlade dhe “Mohanji”.

    Gjatë vizitës në manastiret e patriarkatit të Pejës, Deçanit dhe Rahovecit, Jelena luajti tenis me fëmijët serbë atje, por nuk u durua pa bërë komente provokuese në Republikën e Kosovës.

    “Do t’i them Novakut se atdheu i tij është po aq i bukur sa i imi. Unë erdha këtu për një rast tjetër, por ai do të vijë me mua këtu pas disa javës”, tha Jelena në Rahovec.

    Ajo e vizitoi Kosovën po ashtu me fondacionin që mban emrin e bashkëshortit të vet.

    Babai i Djokovicit, Srdjan, u lind në Zveçan para se të zhvendosej në kryeqytetin serb Beogard, ku u lind 34-vjeçari.

    Djokovic ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës dhe këtë e kishte shprehur menjëherë gjatë një vizite në Mitrovicë në vitin 2008.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!