×
  • Sport
  • Sport

    Haj medet haj: Qytetari po e merr rrjetën e tenisit në shtëpi që mos t’ia zë dikush tjetër fushën

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 10:16

    Na lagjen Tokbashqe në Prishtinë një person po e largon rrjetën e tenisit dhe e vendos atë kur ka për të luajtur vetë


    Një qytetar ka lajmëruar këtë rast me anë të një postimi që ka bërë në rrjete sociale, ku ka shfaqur mllefin ndaj personit që po e bën një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net

    “Tokbashqe-Prishtine

    Dikush po i merr mekanizmat e rrjetes tenisit, qe mos me ja zene askush fushen. Ai qe e ka bërë sigurt e sheh postimin. Marre duhet met ardh sepse edhe nese luan qe 5 vjet çdo ditë kjo nuk behet e jotja”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, viteve të fundit janë ndërtuar shumë fusha të tenisit dhe ky sport ka nisur të jetë shumë atraktiv në Kosovë. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!