×
  • Sport
  • Sport

    Hajde de: Legjenda italiane e quan frikacak Ibrahimoviçin

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 9:33

    Legjenda e Milanit, Paolo Maldini mendon se frika mund ta parandalojë Ibrahimovicin drejt një rikthimi në Serie A.


    Ibrahimovic ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me klubin e LA Galaxy dhe është i hapur për një rikthim të bujshëm në Evropë, shkruan Reporteri.net

    Skuadrat nga qyteti i Milanos kanë shfaqur interesim për 38-vjeçarin që e ka bërë MLS-in të duket një ligë e ‘lodhtë’ për të.

    Ibrahimovic, skuadra e të cilit u eliminua nga play-off në MLS pas humbjes ndaj Los Angeles FC, pretendon se mund t’i shënojë 20 gola në sezon në Serie A, duke i nxitur thashethemet për një kalim të mundshëm të tij në Napoli, Inter apo Bologna.

    Tani flitet se ai mund të përfundojë në Milan, klubin i cili po ka vështirësi me shënimin e golave, por legjenda italiane Maldini dyshon se 38-vjeçari mund të rikthehet në Itali.

    “Rikthimi i Ibrës do të ishte ëndërr për shumë arsye, por mendoj se në mendjen e tij ekziston një frikë se ai nuk do të jetë ai Ibra i vjetër dominues”, tha Maldini për Sky Sport Italia.

    “Mbaj mend kur (ish-trajneri i Milanit) Carlo Ancelotti më vuri në bankën e rezervistëve për një ndeshje derbi dhe aty e kuptova se nuk mund ta pranoja një sezon të tillë. Nuk e di nëse Ibra do ta pranonte një gjë të tillë”, shtoi ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!