×
  • Sport
  • Sport

    Hajdutët i vjedhin yllit të Man Cityt gjëra me vlerë deri në 500 mijë euro

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 18:44

    Sulmuesit të Manchester City, Riyad Mahrez, i kanë hyrë disa hajdutë në vilë dhe i kanë vjedhur sende me vlerë rreth 500 000 euro.


    Sipas “The Sun”, 29-vjeçarit i kanë vjedhur 3 orë të shtrenjta, që së bashku vlejnë më shumë se 300 000 euro.

    Hajdutët kanë marrë më shumë se 50 000 euro, bizhuteri të ndryshme dhe fanella të rralla futbolli. Vlera e tyre shkon 150 000 euro, duke e çuar totalin e dëmit në gjysmë milion euro.

    Kjo nuk është hera e parë që futbollistë të Premier League bëhen viktimë e grabitjeve. Këtë muaj, mesfushori i Tottenham, Dele Alli u kërcënua me thikë në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa shoku i tij i ekipit, Jan Vertonghen, u grabit kur po luante në Gjermani një ndeshje të vlefshme për Champions League, në muajin mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!