×
  • Sport
  • Sport

    Hapen rrugët – Juventusi nuk është i interesuar që të firmos me Eriksenin

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 16:41

    Gjigantët italianë të Serie A, Juventus, nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Tottenhamit, Eriksen.


    Danezi është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin me qendër në Londrën dhe ka refuzuar një numër të madh ofertash për zgjatje të kontratës me klubin, shkruan Reporteri.net.

    Mediat në të kaluarën kanë raportuar se Juve është i interesuar për të firmosur me mesfushorin, por si duket “Zonja e Vjetër” ka ndryshuar mendimet.

    Sidoqoftë, sipas raportit të fundit, klubi me bazë në Torino ka vendosur të mos bëjë një hap për Eriksen sepse drejtori sportiv Fabio Paratici nuk është plotësisht i bindur se mesfushori mund të jap diçka për ta.

    Kujtojmë se edhe klubi tjetër nga Seria A, Interi është i interesuar të firmosin me danezin, madje këta të fundit i kanë dërguar edhe ofertë zyrtar mesfushorit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!