×
  • Sport
  • Sport

    Historike: Për herë të parë rregulli i ri i UEFA-së zbatohet në ndeshjen Feronikeli – Lincoln Red Imps

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 22:39

    Kampionët e Kosovës, Feronikeli kanë arritur të mposhtin skuadrën modeste nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.


    Golin e vetëm dhe të fitorës e shënoi Mendurim Hoti në pjesën e parë, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja nuk u karakterizua me raste të shumta shënimi si për njërën ashtu edhe për skuadrën tjetër.

    Por, në këtë ndeshje ishim dëshmitarë të një momenti interesant që ka ndodhur gjatë ndeshjes.

    Skuadra e Feronikelit dëshironte të kryente një zëvendësim ndërsa pikërisht në këtë moment u shkrujt historia.

    Futbollisti i cili po zëvendësohej u detyrua të largohet nga fusha në anën e kundërt të fushës, kjo për arsye të rregullave të reja të UEFA-së.

    Rregulli thotë që futbollisti që zëvendësohet duhet të largohet nga fusha në pjesën më të afërt të vijës, për arsye të mos zhagitjes së lojës.

    Kujtojmë që pas kësaj ndeshjeje, Feronikeli do të përballet me skuadrën e Santa Coloma./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!