×
  • Sport
  • Sport

    Historike: Valon Berisha dhe Thomas Strakosha shpallen kampion të Kupës së Italisë me Lazion

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 22:57

    Lazio ka mposhtur Atalantën në finalen e Kupës së Italisë me rezultat 2-0.


    Thomas Strakosha ishte protagonist nga minuta e parë duke arritur ta ruajë portën e paprekur për plot 90 minuta, shkruan Reporteri.net

    Ndeshja ishte e paparashikueshme deri në momentet e fundit të ndeshjes kur serbi Sergej Milinkovic-Savic shënoi në minutën e 82-të për t’i kaluar “Shqiponjat” në epërsi.

    Joaquin Correa u përkujdes që në minutën e fundit ta përfundoj dilemen e fituesit.

    Valon Berisha nuk ishte i pranishëm në këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e kishte pësuar kohë më parë.

    Ai është operuar ndërsa pritet të rikthehet për ndeshjet që Kosova i zhvillon në shtator.

    Kujtojmë që ky është titulli i parë për Berishën dhe Strakoshën me skuadrën e Lazios./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!