×
  • Sport
  • Sport

    Holanda fiton duelin dramatik ndaj Ukrainës

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 22:58

    Holanda ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Ukrainës në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’, duke fituar 3-2 në Grupin C në kuadër të Euro 2020.


    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Holandës dhe Ukrainës në Grupin C në kuadër të Euro 2020.

    Pas vetëm dy minutash lojë, Tulipanët arritën të rrezikonin me anë të Memphis Depayt, por portieri Georgi Bushchan ishte në vendin e tij.

    Tre minuta më vonë, Denzel Dumfries pati një shans të mirë për gol, mirëpo Buschan sërish priti.

    Ishte minuta e 28 kur erdhi shansi për Ukrainën që rrezikoi me anë të Andryi Yarmolenkos, por ajo u ndalua nga mbrojtësit e Holandës.

    Ukraina mund të pësonte tre gola qysh në pjesë të parë, mirëpo Bushchan priti edhe gjuajtjen e Georgino Wijnaldumit (39’).

    45 minutat e dytë filluan mjaftë furishëm , duke u shënuar plotë pesë gola.

    Ishte minuta 52-të e takimit kur Georginio Wijnladum shënoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë Tulipanëve.

    Kaluan vetëm shtatë minuta nga goli i parë dhe holandezët shënuar edhe të dytin me anë të Wout Weghorst.

    Por, ukrainasit nuk u dorëzuan, duke ngushtuar epërsinë në 2-1 të Holandës me golin e Andriy Yarmolenko (75’).

    Pas vetëm katër minutash, Ukraina ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2 me anë të Roman Yaremchuk, duke ndezur sfidën.

    Mirëpo, Tulipanët nuk u zmbrapsen dhe e rikthyen epërsinë në 3-2, me golin e Denzel Dumfries (85’) që u asistua nga Nathan Ake.

    Ndeshje e Grupit C në rrethin e parë përfunduan, derisa Austria është lider me tre pikë, aq sa ka edhe Holanda, ndërsa Ukraina dhe Maqedonia e Veriut pa pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!