×
  • Sport
  • Sport

    Holandezët ndihen ‘si në shtëpi’, nuk pyesin për tualetet publike, urinojnë rrugëve të Tiranës

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 19:12

    Finalja e Conference League që pritet të mbahet mbrëmjen e kësaj të mërkure në stadiumin Air Albania, ka bërë që Tirana të ‘pushtohet’ nga tifozët e Romës dhe Feynoordit.

    Ultrasit e dy skuadrave kanë dhënë shfaqje nga më të ndryshmet në kryeqytetin shqiptar, duke filluar nga ahengu me këngë e valle nëpër lokale, e deri te përleshjet me policinë mbrëmjen e djeshme.

    Një skenë tjetër e shëmtuar e tifozëve të Feynoordit është shënuar në Pedonalen e Tiranës, ku ultrasit nuk zgjedhin të urinojnë te banjat publike e vëna në dispozicion, por i kryejnë nevoja personale prapa Ministrisë së Brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!