×
  • Sport
  • Sport

    I harruari Shkëlzen Gashi po rikthehet në kampionatin zviceran

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 10:27

    Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, i cili do të mbahet mend gjatë për rastin e humbur në Europianin e 2016 kundër Zvicrës, pritet të rikthehet në Europë.


    Pas disa sezonesh të vështira me Kolodaron, në MLS, teksa kohët e fundit mbeti pas skuadër, Gashi do të rikthehet në kampionatin zvicerian.

    Mediat helvete bëjnë me dije, se shqiptari është shumë pranë akordit me skuadrën e Arusë që militon në ligën e dytë, teksa pritet t’i bashkohet ekipit të ri në muajin janar.

    Gashi ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e zvicerianëve të Arusë, teksa do të rikthehet për të ndihmuar ish-klubin e tij, që të mos rrëzohet nga kategoria, pasi ndodhet në një situatë të vështirë pikësh.

    Sulmuesi pritet të heqë dorë nga paga e tij që merr nga klubi amerikan, për t’iu rikthyer futbollit të luajtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!