×
  • Sport
  • Sport

    I vjen fundi te Arsenali, Ozil afër transferimit të skuadra e madhe turke

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 17:33

    Koha e Mesut Ozilit tek Arsenali ka ardhur në fund. Ylli i “Topçinjve” do t’i bashkohet Fenerbahçes.


    Siç raporton “Goal” një marrëveshje për 32-vjeçarin tani është arritur dhe kanë mbetur vetëm pak detaje për t’u zgjidhur.

    Lojtari ka kontratë me Arsenalin deri në verë, me pagën që deri në atë kohë arrin shtatë milionë funte.

    Arsenali tani po pret që Ozili të udhëtojë drejt Turqisë për të kompletuar transferimin si lojtar i lirë.

    Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi më 2013 për 43 milionë funte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!