×
  • Sport
  • Sport

    Ibra flet rreth pensionimit: Nuk mund ta mbyll karrierën time në këtë mënyrë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 13:16

    Zlatan Ibrahimovic edhe pse 39 vjeçar është duke shkëlqyer te Milani duke shënuar këtë edicion 10 gola në Serie A dhe është golashënuesi më i mirë në kampionat


    Sulmuesi i Milanit ka fituar sërish Topin e Artë të Suedisë për herë të 12-të në karrierën e tij, shkruan Reporteri.net

    Ibra ka thënë se këtë çmim dëshiron ta fitojë edhe në moshën 50 vjeçare, derisa nuk e ka në plan pensionimin pa u rikthyer tifozët në stadiume.

    “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura,” ka thënë Ibrahimoviq.

    “Jam 39 vjeç dhe fitova Topin e Artë të Suedisë. Synimi është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50 vjeçare,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!