×
  • Sport
  • Sport

    Ibra ka zgjedhur Milanin, kontrata në detajet e fundit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 13:45

    Zlatan Ibrahimoviq ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, por që ka zgjedhur Milanin është tashmë e sigurt, nëse u referohesh fjalëve që u ka thënë miqve të tij.


    Në realitet, mbeten edhe disa detaje ekonomike për t’u përcaktuar, që lidhen veçanërisht me rinovimin e mundshëm të kontratës pas përfundimit të sezonit aktual.

    Gjiganti suedez nuk është i kënaqur nga oferta e parë e Milanit (dy milionë për gjashtë muajt e parë dhe katër milionë për sezonin pasardhës), e sidomos me formulën e saj, sipas të cilës palët do të jenë të lidhur në kontratë fillimisht vetëm për gjashtë muajt e parë, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit në varësi të ecurisë së skuadrës në kampionat, transmeton Tch.

    Drejtuesit e “Djallit” mendojnë që propozimi i tyre është serioz, duke parë edhe situatën aktuale.

    Në këto momente, një staf konsulentësh i jashtëm, jo vetëm menaxheri Mino Raiola, që po punon për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!