×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic synon rikthimin për ndeshjen derbi në Serie A

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 12:54

    Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, raportohet se shpreson të rikthehet nga dëmtimi kundër Juventusit më 7 korrik.


    Ibrahimovic po përballet tash e disa javë me një dëmtim, gjë që e detyron atë të mungojë në ndeshjet e para të Milanit në Serie A dhe Kupën e Italisë, transmeton lajmi.net.

    Sidoqoftë, Tuttosport pretendon se 38-vjeçari ka sytë e tij që të kthehet në aksion kur Rossonerët presin Juven më 7 korrik.

    Suedezi, i cili luajti për bardhezinjtë midis 2004 dhe 2006, ka katër gola dhe një asistim në 10 ndeshje këtë sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!