×
  • Sport
  • Sport

    Icardi kërkohet nga tri klubet e mëdha italiane

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 12:00

    Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi kërkohet nga tri nga klubet më të mira të Serie A.


    Icardi, i cili ishte te Interi përpara se të bashkohej me PSG-në në një marrëveshje të përhershme vitin e kaluar, u kufizua në vetëm 20 paraqitje në Ligue 1 për klubin francez në 2020-21 për shkak të dëmtimeve.

    Paraqitjet e tij jo të vazhdueshme kanë bërë që drejtuesit e klubit francez të mendojnë largimin e yllit argjentinas dhe të fitojnë para nga shitja e tij.

    Klubet e interesuara për Icardin nuk mungojnë dhe ato kryesisht vijnë nga Serie A, aty ku argjentinasi shkëlqeu me Sampdorian dhe Interin.

    Sipas mediumit Calciomercato, tri nga klubet më të mëdha italiane e duan transferimin e Icardit në afatin kalimtar të verës.

    Juventusi, Milani dhe Roma janë të gjithë të interesuar për 28-vjeçarin, i cili mund të jetë në dispozicion për rreth 40 milionë euro këtë verë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!