×
  • Sport
  • Sport

    Icardi pranë transferimit të përhershëm te PSG

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 13:09

    Mauro Icardi është pranë transferimit te Paris Saint Germain.


    ESPN bën të ditur se kampionët e Francës po mbyllin marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Icardit, ku do t’i paguajnë Interit 60 milionë euro.

    Rreth negociatave është diskutuar shumë në javën e fundit, kur ishin në pyetje 10 milionë euro që pengonin arritjen e marrëveshjes.

    Mirëpo, gjuha e përbashkët mes palëve është gjetur dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi.

    Icardi sezonin e kaluar e kaloi te PSG si i huazuar, ku shënoi 12 gola në 20 ndeshje në Ligue 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!