×
  • Sport
  • Sport

    Igli Tare bën një ofertë fyese për Muriqin – Fenerbahce as që do ta marrë parasysh

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:15

    Lazio dëshiron shërbimet e Vedat Muriqit


    Sulmuesi nga Prizreni që po shkëlqen me Fenerbahcen ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane, në mesin e tyre është edhe Lazio, që drejtor sportiv ka Igli Taren, shkruan Reporteri.net

    Sipas “Calciomercato.com” Lazio do të ofrojë deri në 8 milionë euro për shërbimet e Muriqit, dhe kjo ofertë pritet të refuzohet kategorikisht nga Fenerbahce.

    Image result for vedat muriqiKlubi turk synon që 25 vjeçarin ta shesë për një shifër shumë më të lartë, ndërsa kohë më parë drejtuesit e Fenerbahces kanë thënë se ofertat nën 30 milionë euro as që do t’i marrin parasysh.

    Muriqi në këtë sezon me Fenerin ka shënuar 7 gola në kampionatin turk. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!