×
  • Sport
  • Sport

    Igli Tare në konkurrencë me Messin e Ronaldon, nominohet për çmimin e madh

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:07

    Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, është nominuar për një çmim të Globe Soccer Awards, për kategorinë e drejtorit sportiv më të mirë të vitit, për shkak të punës që ai e ka bërë në Stadio Olimpico.


    Sot janë bërë të ditur të nominuarit për Globe Soccer Awards, çmime këto që do të ndahen më 29 dhjetor në Dubai.

    Igli Tare do të shpresojë ta marrin çmimin për drejtorin sportiv më të mirë të vitit atë natë, por për ta arritur këtë duhet t’i mposht Andrea Bertan e Atletico Madridit, Michael Edwards e Liverpoolit, Eric Abidal i Barcelonës dhe Marc Overmasi i Ajaxit.

    Këtë natë do të mund të marrin çmime edhe disa ndër yjet më të mëdhenj në botën e futbollit, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva, Mohamed Salah, Sadio Mane, Alisson Becker e Virgil van Dijk. Këta janë të nominuar për çmimin për futbollistin më të mirë të vitit.

    Një çmim do t’i ndahet edhe trajnerit më të mirë të vitit, ku të nominuar janë ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, Jurgen Kloppi i Liverpoolit, Erik ten Hagu i Ajaxit, Djamel Belmadi i Algjerisë dhe Fernando Santos i Portugalisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!