×
  • Sport
  • Sport

    Immobile flet për Muriqin: Nuk është sikur unë, ai do të na ndihmojë shumë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 22:22

    Ciro Immobile ka dhënë disa komente për Vedat Muriqin.


    Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të ketë mundësi që këtë mesjavë të debutojë në Ligën e Kampionëve dhe të luajë krah Ciro Immobile.

    Ky i fundit ka folur rreth sulmuesit kosovar, duke vlerësuar cilësitë e ish anëtarit të Fenerbahce.

    “Vedat Muriqi është lojtar ndryshe nga unë dhe Joaquin Correa”, ka thënë fillimisht Immobile.

    “Mund të themi se ai luan më shumë si Felipe Caicedo. Kosovari më njeh mirë dhe e di se si duhet lëvizur në fushë. Vedati do të kontribuojë shumë”, ka shtuar italiani.

    Muriqi debutonte me Lazion në Serie A gjatë fundjavës së kaluar, kur Lazio pësoi nga Sampdoria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!