×
  • Sport
  • Sport

    Interi e gjunjëzon Juventusin dhe kap kreun e tabelës në Serie A

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 22:42

    Interi e ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 18-të në Serie A


    Skuadra e Antonio Conte mori një fitore shumë të vlefshme përballë kampionit në fuqi, Juventusit, shkruan Reporteri.net

    Nerazzurët fituan me rezultat 2-0 kundër Juventusit, në një ndeshje ku shkëlqeu Barella me gol dhe asist.

    Barella fillimisht asistoi në minutën e 12-të për golin e Vidalit, derisa më pas shënoi vet në minutën e 52-të.

    Me këtë fitore Interi tani ndanë vendin e parë me Milanin me nga 40 pikë, por Kuqezinjtë nesër do të luajnë ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Cagliarit.

    Ndërkaq, Juventusi është në pozitën e pestë me 33 pikë. /Reporteri.net/

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!