×
  • Sport
  • Sport

    Interi i përgjigjet zyrtarisht Barcelonës: “Nëse e doni Lautaron, e dini klauzolën”

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 17:05

    111 milionë euro ose do të qëndrojë në Inter.


    Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka paralajmëruar Barcelona se klubi do të shesë Lautaro Martinezin vetëm për 111 milionë euro, për asnjë çmim tjetër.

    Barca e do shumë sulmuesin argjentinas, të cilin e sheh si pasardhësin e Luis Suarez.

    Ka zëra se klubi spanjoll po përgatit ofertë para plus disa lojtarë, por Interi nuk dëhsiron ta shesë Lautaron dhe se largimi do të ndodhë vetëm nëse një klub e paguan kaluzolën, që është 111 milionë euro.

    “Ka vetëm një mënyrë se si Martinez mund të largohet nga Interi dhe kjo është pagesa e klauzolës së tij të lirimit”, tha ai Sky Sport Italia.

    “Është një klauzolë për të cilën e dinë të gjithë, nuk ka nevojë që të fshihet. Është një klauzolë sfiduese për t’u aktivizuar sepse ka edhe afate dhe angazhime që duhen plotësuar”.

    “Është një klauzolë që skadon në ditët e para të korrikut, kështu që nuk do të jetë aktiv për shumë gjatë, dhe aktualisht është mundësia e vetme që e bën Lautaron larg Interit”.

    “Ne nuk po diskutojmë për Lautaro me askënd. Ai është e ardhmja e klubit, ka edhe tri vjet kontratë me Interin”.

    “Inter nuk planifikon të shesë lojtarët e tyre më të mirë Inter. Ne synojmë t’i mbajmë ato dhe ndoshta të forcohemi më shumë në tregun e transferimeve”.

    “Kjo vlen edhe për Lautaron. Shumë klube na kanë kontaktuar për të, veçuar Barcelonën, me të cilët kemi marrëdhënie të mira”.

    “Unë nuk do ta fsheh këtë, por Barcelona gjithashtu e di saktësisht se cilat janë qëllimet tona. Inter nuk ka plane për ta shitur Lautaro Martinezin, por, po e përsëris, ekziston një klauzolë lirimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!