Ish-futbollisti i Juventusit, Interit e Chelseat lavdëron kombëtaren e Kosovës

Ish-futbollisti i njohur rumun, Adrian Mutu ka folur për gjasat e vendit të tij për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në fund të muajit do të nisin eliminatoret, teksa Rumania është në grup të njëjtë me Kosovën.

Mutu u shpreh se Kosova ka ekip të vlefshëm.

“Jemi në të njëjtin nivel me Izraelin dhe Kosovën. Nuk mendoj se jemi favoritë. Kosova ka një skuadër të vlefshme, e shohim se ku luajnë futbollistët e saj në Evropë. Izraeli, zakonisht, ne ishim mbi ta dhe mendoj se jemi edhe tani”, ka thënë Adrian Mutu.