×
  • Sport
  • Sport

    Ish-presidenti i Barcelonës e kalon natën në burg

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 10:23

    Katalunia është tronditur ditën e djeshme kur Policia spanjolle u lëshua në aksion duke kryer arrestime në klubin e Barcelonës.


    Ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka kaluar natën në stacionin policor në Kataluni, pas bastisjeve që u bënë në zyrat e Barcelonës.

    Të hënën në mëngjes, policia spanjolle bëri një bastisje në objektet e klubit katalunas, aty ku pati edhe tri arrestime.

    Përveç Bartomeut, u arrestuan edhe dy drejtorë që lidheshin me skandalin “BarçaGate”, me një kompani të punësuar për prishjen e imazhit të kundërshtarëve, shkruan zeriinfo.

    Pas shpërthimit të skandalit, Barcelona kishte reaguar në media se kompania nuk ishte punësuar nga ish-presidenti, aty ku tentohej prishja e imazhit edhe të Lionel Messit.

    Bartomeu më pas dha dorëheqje, derisa të hënën e kësaj jave u vë në pranga dhe kaloi natën në paraburgim, deri në një vendim të ri për rastin.

    Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, e që klubi aktualisht është në krizë financiare dhe me shumë probleme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!