×
  • Sport
  • Sport

    Ish-trajneri i Muriqit: I thosha Turqisë, merrne Muriqin – sot ai po shkëlqen me Kosovën

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 15:38

    Mustafa Temel Bozag ka zbuluar se kishte bërë përpjekje të mëdha duke trokitur në çdo derë të mundshme për ta bindur Federatën e Futbollit të Turqisë ta marrë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, në Kombëtaren turke.


    Bozag, i cili kishte parë potencialin e madh në sulmuesin prizrenas në kohën kur ai po luante me Teutën në Shqipëri duke e transferuar në klubin e 1. Lig Giresunspor më 2014 – nivelin e dytë të futbollit në Turqi – po ashtu e kishte parashikuar se Muriqi do të shpërthente herët a vonë duke u munduar t’ia sigurojë Kombëtares turke një sulmues të madh.

    Në një intervistë për mediat turke të dielën, ka thënë se gjatë qëndrimit dyvjeçar të Muriqit në Giresunspor, ai ia kishte siguruar kosovarit pasaportën turke në përpjekje e vazhdueshme për ta inkuadruar në Kombëtaren e Turqisë, në një kohë kur Kosova nuk ishte pranuar ende nga UEFA dhe FIFA.

    “I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë. Kam folur me të gjithë, ama asnjëherë nuk kam marrë asnjë përgjigje nga askush. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Unë jam mahnitur me të”, ka thënë Bozag.

    Në pritje të Kombëtares turke, më 2016 25-vjeçari transferohet në Genclerbirligi në Superligë – ligën elitare turke – dhe Kosova pranohet si anëtare me të drejta të plota në dy qeveritë e futbollit botëror dhe evropian.

    Rreth gjashtë muaj pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Muriqi debuton në humbjën e dardanëve 3:0 kundër Ukrainës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

    “E ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U-21 asokohe, Abdullah Ercan, për ta parë në një ndeshje dhe i pëlqeu. Por sulmuesi tha se procedurat po hasnin shumë probleme dhe nuk po zgjidheshin, kështu që pranoi ftesën e Kosovës”, ka thënë Mustafa Temel Bozbag”, shtoi ai.

    Muriqi ka shpërthyer që prej sezonit të kaluar kur mahniti Turqinë duke shkëlqyer për Rizesportin, që përfundimisht ia siguroi kalimin në Fenerbahce në afatin kalimtar të kësaj vere.

    Që prej debutimit të tij me Kosovën, Muriqi i ka zhvilluar 22 ndeshje, duke i shënuar shtatë gola dhe tre asiste, përfshirë 3 gola në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!