×
  • Sport
  • Sport

    Iu ndal zemra në fushë për 5 minuta, mjekët i shpëtojnë jetën lojtarit serb të Cordoba’s

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 12:21

    Mjekët e ekipit spanjoll të futbollit Cordoba, i kanë shpëtuar jetën futbollistit serb Dragisa Gudelje, i cili ra pa ndjenja në fushë në minutën e 11 të ndeshjes.

    Mediat spanjolle raportojnë se futbollisti mbeti pa puls për rreth 300 sekonda. Kjo vlerësohet jashtëzakonisht e rrezikshme pasi mund të shkaktojë dëmtime të trurit, transmeton Reporteri.net.

    Meritat kryesore për rikthimin në jetë të futbollistit i takojnë ekipit mjekësor të klubit futbollistik Cordoba, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi.

    “Nëse do t’i kishte ndodhur në një situatë tjetër, ndoshta nuk do të flisnim për të njëjtin rezultat” – tha për mediat Jose Bretones, drejtori i shërbimit mjekësor të Cordoba, pasi i shpëtoi jetën mbrojtësit serb.

    Ai dhe ekipi i tij, i përbërë nga Antonio Escribano dhe Martin Luna, dhe kardiologu Jose María Segura dhe doktoresha Veronica Arroyo, zbritën nga tribuna dhe falë reagimit dhe njohurive të tyre, jeta e futbollistit u shpëtua.

    Ata shpëtimin e nisën me masazh kardiovaskular dhe manovër reanimacioni me defibrilator, u deshën deri në dy goditje që futbollisti të largohej me vetëdije nga stadiumi dhe të shkonte në spital, gjë që qetësoi shokët e skuadrës dhe të gjithë në stadium.

    Futbollisti është transportuar në terapi intensive, ku ka kaluar natën pa asnjë problem, ndërsa shkaku i rrëzimit në fushëdo të hetohet për një periudhë më të gjatë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!