×
  • Sport
  • Sport

    Jo veç italianët në festë, edhe Kryeministri Rama ekzaltohet nga fitorja e Italisë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 23:09

    Kryeministri shqiptar Edi Rama i është gëzuar fitores së Italisë në ndeshjen e parë të “EURO 2020”.


    Pasu fitores me tre gola epërsi të axurrëve, Rama ka publikuar disa fotografi.

    Kujtojmë se Italia ka mundur 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020.

    Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Axurrët” kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A në 45 minutat e dyta.

    Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 53-të nga një autogol i Demiral. Kjo ka qenë edhe hera e parë në historinë e Europianit që goli i parë i kampionatit ka qenë një autogol.

    Në minutën e 66-të, Immobile ka dyfishuar për ekipin e Mancini-t, duke shënuar edhe golin e tij të parë me Italinë në një kompeticion madhor (Europian/Botëror). Goli i tretë dhe i sigurisë për “Axurrët” është shënuar nga Insigne në minutën e 79- të.

    Për herë të parë në historinë e saj, Italia ka shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!