×
  • Sport
  • Sport

    Joshua flet për herë të parë atë që përjetoi në meçin meksikanin Ruiz

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 23:07

    Anthony Joshua ka komentuar për herë të parë ‘të fshehurat’ nga meçi me Andy Ruiz JR.


    Joshua ishte mposhtur në ‘Madison Square Garden’ nga meksikani Ruiz, duke i humbur titujt e tij të kampionit.

    Boksieri britanik ishte nokautuar katër herë brenda atij dueli, duke ngjallur edhe disa dyshime për paraqitjen e tij.

    Së fundmi, trajneri i boksierit e ka pranuar se AJ kishte pësuar tronditje, e tash disa fjalë ka thënë edhe vet boksieri.

    “E dija ku isha. Por, ata e quajnë këtë tronditje. Kështu e quajnë. Por, mendoj se është term i dobët” ka thënë Joshua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!