×
  • Sport
  • Sport

    Joshua po e rrezikon karrierën e tij për t’u ndeshur me Ruizin në Arabinë Saudite

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 15:26

    Anthony Joshua do të ndeshet në një luftë rimeçi me meksikanin Andy Ruiz në Arabinë Saudite.


    Ky lajm është pritur me reagime të shumta dhe të ndryshme për shkak të lokacionit jo të zakonshëm për një ndeshje boksi, shkruan Reporteri.net

    George Groves thotë se Joshua është duke marrë një rrezik të madh duke mbajtur rimeçin e tij të rëndësishëm me Andy Ruizin në Arabinë Saudite.

    Ishte konfirmuar të premtën se Joshua do të tentojë t’i rrëmbejë titujt e kampionit të botës në WBA, WBO dhe IBF prej Ruizit midis Desert Kingdom më 7 dhjetor.

    Por, ish-kampioni i kategorisë super të mesme në WBA, George Groves beson se Joshua është duke rrezikuar që po e mban rimeçin në Arabinë Saudite.

    “Nuk është ide e mirë për Joshuan që ta mbajë një ndeshje të kësaj magnitude në Arabi.

    “Nëse nuk do të kishte para tjetërkund, ndoshta, por ka para edhe diku tjetër.

    “Ai do të mund të kishte bërë shumë para nëse do të kthehej në Amerikë dhe gjithashtu do të bënte mjaft para sikur të ndeshej në Angli.

    “Të shkosh atje për këtë ndeshje është e rrezikshme. Kjo është një ndeshje patjetër për t’u fituar nga ai, kështu që nuk e di pse ai sakrifikoi avantazhin e shtëpisë për këtë”, ka thënë ish-mbreti i boksit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!