×
  • Sport
  • Sport

    Joshua po e sfidon Muhammad Ali’në me rimeçin ndaj Ruizit, kjo është arsyeja

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 14:28

    Tentimi i Anthony Joshuas për t’i rikthyer titujt botërorë që i humbi ndaj meksikanit Andy Ruiz, do të jetë e barazvlefshme me superluftat e Muhammad Alisë.


    Kështu ka pohuar promoteri i Joshuas, Eddie Hearn përpara luftës së britanezit me Andy Ruizin pas debaklit që e pësoi kur humbi titujt në qershor, shkruan Reporteri.net

    Rimeçi tani është konfirmuar të zhvillohet në Arabinë Saudite më datën 7 dhjetor.

    “Ju mund të flisni për ngjarjet në të kaluarën – si ‘The Rumble in the Jungle’ apo edhe ‘Thrilla in Manila’ (janë duelet që Muhammad Ali i ka zhvilluar si rimeçe me kundërshtarët e tij).

    “Unë e vendosi këtë në të njëjtin pozicion. Jo vetëm në atë se çfarë po bën ai për vendin por edhe si një ngjarje”, ka thënë tutje Hearn.

    “Kjo do të iu lë juve pa frymë. Mund ta ndryshojë boksin përgjithmonë”, ka mbyllur deklaratën Hearn duke aluduar në atë se rimeçi Joshua v Ruiz do ta kenë rëndësinë e njëjtë sikur rimeçet e legjendës Muhammad Alisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!