×
  • Sport
  • Sport

    Joshua tregon pse nuk do që i biri i tij të bëhet boksier

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 18:17

    Anthony Joshua, dy herë kampioni i botës në boks, Joshua, nuk dëshiron që i biri, 4-vjeçari JJ, të ndjekë hapat e tij si boksier profesionist.


    Sado bukur që ky sport duket në kamera dhe sidomos në aspektin e famës, Anthony është i bindur që boksi ka shumë elemente negative.

    “Djali e di se jam boksier, por vetëm kaq. Ai nuk e di fiks punën time dhe sa i mirë jam. Këto gjëra i mbaj larg shtëpisë. Nuk dua që ai të bëhet boksier, sepse është sport i rrezikshëm”, është shprehur ai.

    “Dua që djali im të bëhet njeriu më i mirë, por nuk dua të krahasohet me mua. Nuk mund të jesh yll boksi pa kaluar shumë dhimbje. Njerëzit shohin vetëm shkëlqimin e fituesit dhe nuk duan t’ia dinë për goditjet, thyerjet, dëmtimet në sy dhe të gjitha telashet që sjell boksi”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!