×
  • Sport
  • Sport

    Ju ka marrë malli për ta parë Rashicën duke luajtur? Werderi sapo lëshoi këtë lajm të madh për yllin kosovar

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 18:24

    Milot Rashica iu është rikthyer stërvitjeve të plota sot pas përafërsisht 1 muaji prej se u lëndua me klubin e tij.


    Raketa vushtrriase ishte një mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 ndaj Çekisë dhe Anglisë, anipse njërën ndeshje arritën ta fitonin, shkruan Reporteri.net

    Pak minuta më parë, klubi i Werderit ka njoftuar se Milot Rashica është në garë për një vend startues për ndeshjen e ardhshme të vikendit.

    “Milot Rashica është rikthyer në stërvitje të plotë dhe është në garë për një vend startues në vikend”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Rikthimi i Rashicës e gëzon mjaft shumë klubin e Werderit të cilët nuk është se po kalojnë në formën më të mirë në këtë kampionat.

    Padyshim që, edhe për Bernard Challandes ky është një lajm i jashtëzakonshëm, marrë parasysh faktin se deri në ndeshjet e ardhshme, Rashicën mund ta shohin në formën më të mirë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!