Klopp lavdëron Shaqirin për paraqitjen e bërë ndaj Unitedit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka thur lavde futbollistit të tij nga Kosova, Xherdan Shaqiri pas ndeshjes me Manchester United.


Klopp ka thënë se Shaqiri i ka ndihmuar shumë, por nuk ka mundur t’i japë minutazhë më të madhe pasi nuk ka luajtur një kohë të gjatë, shkruan Reporteri.net.

“Shaq është në formë shumë të mire. Ai ka mundur të luaj edhe më gjatë, por nuk isha i sigurte, është një kohë e gjatë pa luajtur. Por ai ishte shumë i mirë, posaçërisht në pjesën e parë. Na ka ndihmuar shumë, dhe isha shumë i lumtur”, ka deklaruar Klopp.

Kujtojmë se derbi që u zhvillua të dielën mes Liverpoolit dhe Unitedit u mbyll pa gola.