×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi fiton derbin lokal, e përmbysë Torinon në minutat e fundit

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 20:00

    Juventusi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Serie A


    Ky derbi lokal nisi më mirë për Torinon që shënoi në minutën e nëntë me atë në N’Koulou, shkruan Reporteri.net

    Në pjesën e dytë Zonja e Vjetër e përmbysi rezultatin me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes.

    McKennie barazoi në minutën e 77-të, derisa Bonucci në minutën e 89-të shënoi golin e dytë dhe të fitores për Juven.

    Pas kësaj fitore, Juventusi gjendet në pozitën e dytë me 20 pikë, derisa Torino në vendin e 16-të me 6 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!