×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi fiton Superkupën e Italisë – CR7 shkruan emrin në historinë e futbollit

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 22:56

    Juventusi e ka mposhtur Napolin me rezultat 2-0 në finale të Superkupës së Italisë


    Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 64-të, derisa Morata realizoi golin e dytë në minutën e 90-të, shkruan Reporteri.net

    Napoli kishte mundësinë ta barazonte rezultatin gjatë ndeshjes, por Insigne dështoi nga penaltia në minutën e 80-të.


    Ronaldo me golin e shënuar sot shkroi emrin e tij në historinë e futbollit.

    CR7 u bë golashënuesi më i mirë në histori me 760 gola, duke e tejkaluar Josef Bican, i cili mbante këtë rekord deri sot. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!