×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi planifikon transferimin e Pogbas në verë

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 8:34

    Klubi italian, Juventusi thuhet se po planifikon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, në verë dhe jo në këtë afat kalimtar.


    Agjenti i yllit francez tha muajin e kaluar se ai është i pakënaqur në klub dhe dëshiron të largohet.

    Megjithatë, drejtuesit e Djajve të Kuq nuk do të lejojnë atë të largohet gjatë sezonit, por vetëm në afatin e verës.

    Shumë klube janë përmendur si potenaciale për ta transferuar Pogban si Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Juventusit.

    Juve është e vendosur ta rikthejë atë, megjithatë, nuk e ka mendjen në këtë afat kalimtar të dimrit.

    Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi do të bëjë një lëvizje gjatë verës për mesfushorin e Manchester Unitedit.

    Ndryshe, çmimi i Pogbas ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit shkaku i paraqitjeve jo të mirë, ndërsa thuhet se momentalisht vlen rreth 50 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!