×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi vuan, por kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë – E mposhtë Genoan pas vazhdimeve

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 23:16

    Juventusi e ka mposhtur Genona 3-2 pas 120 minutave lojë


    Zonja e Vjetër është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë pas një fitore të mundimshme kundër Genoas, shkruan Reporteri.net

    Juve e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Kulusevski 2′ dhe Morata 23′.

    Genoa ngushtoi epërsinë në minutën e 28-të me anë të Czyborra, ndërkaq në pjesën e dytë, Melegoni barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 74-të.

    Në vazhdime Rafia ishte heroi i Juves duke shënuar golin e fitores në minutën e 104-të. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!